Foto Galeri

I dashuri xheloz për pak sa nuk e mbyti, 19-vjeçarja: Trupin e kam plot të nxira, por e falenderoj (Fotot)

               Publikuar në : 13:56 - 13/09/18 marsela

Një e re, pasi është dhunuar nga i dashuri i cili edhe ka tentuar që ta mbyste, e ka falenderuar. Kjo shenjë falenderimi vjen pasi ky rast e ka bërë atë më të fortë. 19 vjeçarja Courtney Grice kishte mbërritur në spital në gjendje të rëndë, e ndërsa trupin i saj ishte tërë të nxira.

Ajo ishte e mbuluar me të nxira kudo në trup, dhe me ligamente të dëmtuara e ndërsa ka deklaruar se ish i dashuri i saj e kapi nga fyti dhe e ngjeshi pas frigoriferit, deri sa nuk mundi të merrte më frymë. Më pas Harry Akester e ka goditur me grushta në fytyrë.

Grice kujton se si ajo përpiqej ta mbulonte fytyrën me duar, por i dashuri i saj e ngriti lart nga flokët dhe e hodhi pranë derës. Ajo ka dhënë një deklaratë shokuese, teksa rrëfehet për të gjitha tentativat e saj.

“Po mundohesha t’ja ngulja thonjtë në fyt dhe të gërvishtja lëkurën e tij që ta largoja prej vetes. Ai filloi t’më gjuante, dhe unë u përpoqa të dilja nga shtëpia. Po e shtyja me këmbë, por ai më gjuajti me grusht në fytyrë. Mbulova fytyrën me duar, që ta mbroja, por ai më kapi nga flokët me të dyja durt e më ngriti në ajër.

Nuk kisha më energji të luftoja, e pikërisht aty filloi të më mbyste me duar. Në atë moment u dorëzova dhe mendova me vete: “bëj ç’ke për të bërë, se u lodha”, tha Courtney në deklaratën e saj.

Po kështu ajo ka treguar se si ia doli mbanë që të njoftonte policinë, pasi fuqitë i kishin shteruar. 19-vjeçarja kujton si arriti ta shkelmonte mes këmbëve, e në atë moment ajo pati shansin të largohej nga apartamenti e të telefononte policinë.

E reja tregon për ish-të dashurin se ata ishin shumë të dashurur me njëri-tjetrin, por kur ajo filloi të punonte në një bar, ai u bë xheloz dhe shumë posesiv.

 

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu