Kuriozitete

I ati po e shantazhon, por Meghan dëshiron një dhuratë nga ai për ditëlindje

               Publikuar në : 21:38 - 12/08/18 user

I ati i dukeshës së Sussex-it, Thomas Markle është duke dhënë deklarata gjithandej nëpër tabloidët amerikanë dhe britanikë. Ai dëshiron që ta takojë të bijën me çdo kusht dhe nuk ka ndërmend të ndalet. Ndërsa Meghan dhe princ Harry nuk i kanë dhënë asnjë përgjigje deri më tani, por sipas burimeve të afërta me dukeshën, ajo ndihet e tronditur dhe e shantazhuar nga i ati dhe deklaratat e tij.

Këto burime janë shprehur për Daily Mail se Meghan dëshiron që i ati t`iu japë fund këtyre deklaratave në media. Madje kjo është e vetmja dhuratë që ajo dëshiron nga ai për ditëlindje. Po ashtu, këto burime shtuan se Meghan është përballur me shumë probleme vetëvlerësimi në të shkuarën për shkak të të atit dhe nuk iu beson lotëve të tij të shtirur.

Kthehu