Futboll

Humbën dy lojtarë, bavarezët kërkojnë “kokën” e futbollistit të Leverkusen

               Publikuar në : 19:15 - 16/09/18 Enno

Bayern Munich mposhti një ditë më parë Leverkusen duke i zhytur në një krizë të thellë, por nuk ka qenë pa kosto edhe për bavarezët kjo fitore. Në këtë trajneri dhe stafi bavarez pa që t’iu dëmtohen rëndë dy lojtarë dhe për këtë nuk e kanë fshehur aspak zemërimin.

Autori i golit të parë, francezi Corentin Tolisso ka pësuar një dëmtim mjaft të rëndë në ligamentin e gjurit të djathtë dhe kjo do ta detyrojë që të qëndrojë larg fushave për disa muaj. Për francezin, kjo situatë mund të konsiderohet si e pafat dhe e rastësishme.

Ndërsa i dëmtuari tjetër është Rafinha, i cili ka pësuar një ndërhyrje mjaft të rëndë nga futbollisti i Leverkusen, Bellarabi. Ai është ndëshkuar menjëherë me karton të kuq, por ndërhyrja është bërë në kavilje duke dëmtuar ligamentet. Pikërisht në këtë rast reaguan me forcë Kovaç dhe Uli Hoeness.

“Ndërhyrja e Bellarabit meritonte karton të kuq të dyfishtë. Kam përshtypjen se jemi një prè e lehtë”, tha trajneri Kovaç, ndërkohë që Hoeness ishte edhe më i ashpër.

“Bellarabi e dëmtoi me qëllim lojtarin tonë. Duhet skualifikuar me 3 muaj për budallallëkun e tij”, ishte deklarata e presidentit të Bayern Munchen.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu