Kronikë

Hidhet nga ura në Vjosë e s’del më prej aty, kërkohet trupi i përmetarit

               Publikuar në : 15:11 - 10/08/18 user

Një 57-vjeçar po kërkohet pasi është hedhur nga ura në ujërat e lumit Vjosë, e nuk ka dalë më prej andej. Sipas burimeve nga policia, bëhet fjalë për shtetasin me inicialet N.S, i cili pasditen e të enjtes është parë nga kalimtarët e rastit.

“Më datë 09.08.2018, rreth orës 15:57, shtetasi N.S, 57 vjeç, banues në fshatin Rapck, Përmet, dyshohet se është hedhur nga ura e fshatit Rapck në lumin Vjosë dhe nuk ka dalë më. Në vëndngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë si dhe polumbarët të cilët kanë filluar kërkimet përgjatë lumit Vjosë. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka qënë në gjendje depressive”, thotë policia e Gjirokastrës.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu