Ekonomi

Harxhi: Oligarkët rusë drejtojnë kompanitë offshore në Shqipëri dhe Ballkan

               Publikuar në : 22:15 - 12/02/18 lm

Drejtoresha e “Albanian Policy”, Edith Harxhi tha se oligarkët rusë janë të përfshirë në interesa financiare në Ballkan përfshirë Shqipërinë. E ftuar në “Tonight Ilva Tare” në Ora News, Harxhi deklaron se 15 oligarkë rusë janë të lidhur me çdo vend të Ballkanit duke përfshirë Shqipërinë. Harxhi i referohet një profesori të shquar të Marshall në Mynih i cili thotë se “që sa herë të shihni që 25% ose më shumë aksionet e një banke janë off-shore, atëherë mbrapa saj patjetër kërkoni që ka oligark rus ose interesa të fshehta të Rusisë”

Janë 15 oligarkë rusë, të cilët janë të lidhur me çdo vend të Ballkanit. Secili ka dy ose tre të tillë të përfshirë me bizneset e tyre. Edhe në Shqipëri. Përpara disa ditësh në Shqipëri ka qenë një profesor i shquar nga baza Marshall në Mynih, dhe një nga tezat e tij kryesore ishte pikërisht kjo, që sa herë të shihni që 25% ose më shumë aksionet e një banke janë off-shore, atëherë mbrapa saj patjetër kërkoni që ka oligark rus ose interesa të fshehta të Rusisë në të dhe midis tyre ishte edhe Shqipëria,” deklaroi Harxhi.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu