Formula 1

Hamilton i pakënaqur me vendin e parë: Nuk do të kemi fat gjithmonë

               Publikuar në : 18:48 - 05/05/18 Enno

Lewis Hamilton pavarësisht se mbanë kreun e renditjes në kampionatin Botërorë të Formula 1, nuk është i kënaqur me performancën që ka pasur makina që ai drejton. Kampioni i botës në fuqi është shprehur se janë me fat në këtë pozitë, por nuk do ta kenë gjatë gjithë sezonin fatin aleat, prandaj duhen ndryshuar gjërat. “Natyrisht që kënaqem nga fakti që jam në krye të renditjes, por nëse situata do të vijojë kështu, do të na duhen shumë gara me fat për të qëndruar në krye dhe fituar titullin. Dhe nuk duhet të presim fatin të na ndihmojë edhe në 17 garat e radhës”, tha Hamilton.Pas 3 garash zhgënjyese, Hamilton fitoi një javë më parë në Baku, suksesi i parë sezonal, që erdhi në xhirot e fundit pas problemeve që patën rivalët e tjerë, sidomos shoku i skuadrës Bottas, që i plasi goma. “Makina ka ritëm, por nuk po arrijmë ta zhbllokojmë, kemi nevojë për paraqitje të mira dhe ritëm në pistë, që nuk janë ende në harmoni mes tyre”, tha më tej Hamilton, që duke folur për rivalët, shtoi: “Ferrari është më i shpejtë se sa ne, por nëse përmirësohemi mund të fitojmë lehtësisht”.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu