Grushti i shtetit në Malin e Zi/Dëshmia e serbit nga Kosova nxehu gjakrat - Tirana Today

Grushti i shtetit në Malin e Zi/Dëshmia e serbit nga Kosova nxehu gjakrat

Procesi gjyqësor mbi tentativën për grusht-shteti vazhdoi këtë javë. Në Podgoricë dha dëshmi një serb nga Kosova, i cili ishte i angazhuar për gjetjen dhe blerjen e armëve për grusht shtetin në Mal të Zi, në natën e zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën atje me 16 tetor të vitit 2016.



Ai është Mirko Velimiroviç, i cili nënshkroi marrëveshjen me Gjykatën Speciale për pranimin e fajësisë dhe për dëshminë kundër grupit kriminal. Dëshmia e tij shkaktoi reagime dhe incidente në Gjykatë.

Ndërkohë më parë, dëshmitari kryesor në gjykimin për përpjekjen për grusht shtet në Mal të Zi, Sasha Sindeliç, ka thënë se është paguar nga një zyrtar i inteligjencës ruse për të organizuar përmbysjen e qeverisë me qëllim të parandalimit të anëtarësimit të këtij shteti në NATO.








Kategori
RajoniTë Gjitha
Ska koment

Lini koment

*

*








Të lidhura

Kthehu