Politikë

Grushti i shtetit/A po kërkon Berisha t’i shpëtojë drejtësisë si në 1998? (Video)

               Publikuar në : 16:56 - 14/09/18 Bardhi

Njëzet vjet më parë, më 14 Shtator 1998, funerali i heroit të demokracisë, Azem Hajdari, u përdor nga Sali Berisha për të tentuar marrjen e pushtetit me dhunë.

Godinat e kryeministrisë dhe RTSH, u pushtuan shpejt nga militantët e PD. Kryeministri socialist, Fatos Nano, ia mbathi në Maqedoni. Pamjet bënë sërish xhiron e botës.

SHBA dhe BE e denoncuan grushtin e shtetit, dhe i bënë thirrje Berishës të tërhiqej nga ajo marrëzi.

PD lëngoi edhe 7 vite të tjera në opozitë, para se të ringjitej në pushtet më 2005-ën. Pesë vjet pas daljes në opozitë, ish-kryeministri nuk rresht së bëri thirrje për “revolucion demokratik” kundër qeverisë Rama.

Berisha ndihet qartazi i kërcënuar nga një drejtësi e re, e pakontrolluar prej tij. Ndaj e përdor skenarin e dhunës, si një mjet presioni që askush të mos i trazojë jetën, tani që është në moshë të thyer.

Përgatiti Tirana Today

Kthehu