Media Sociale

Google do të mbyllë shërbimin Google Plus

               Publikuar në : 14:06 - 09/10/18 S.N

Kompania Google do të mbyllë shërbimin e rrjetit Google Plus. Ky vendim i kompanisë amerikane vjen pasi Google Plus shkaktoi vjedhjen e të dhënave në muajin mars për shkak të dobësisë së sigurisë “bug”.

Po ashtu, normat e shfrytëzimit të këtij aplikacioni janë ende shumë të ulëta.

U vendos që aplikacioni i rrjetit të jetë i hapur për përdorim institucional dhe do të përditësohet e përmirësohet në këtë drejtim.

Kompania njoftoi se do të sjellë kufizime të reja të qasjes në aplikacionin e e-mailit Gmail dhe sistemin operativ Android, me qëllim përmirësimin e të dhënave.

Në aplikacionin e-mail në Gmail, theksohet se do t’u jepet akses përdorues vetëm aplikacioneve që përmirësojnë funksionalitetin e mesazheve, raporton AA.

Ndërsa për Android thuhet se tashmë nuk do të sigurohet qasje në të dhënat e kontaktit në ndërfaqen e programimit të aplikacioneve (API), si dhe qasje në informacionet e lejeve të mesazheve, kontakteve dhe informacionet e ndërveprimit të përdorura nga zhvilluesit e aplikacioneve.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu