Kronikë

Gjykata e Prishtinës liron ‘Babalen’, rrëzohet kërkesa për paraburgim

               Publikuar në : 17:22 - 12/10/18 S.N

Gjykata e Prishtinës ka rrëzuar kërkesën për paraburgim të Albert Veliut. Ky i fundit, i njohur si Babalja, kishte aplikuar për azil politik.

Kështu, gjykata ka liruar Veliun, i cili u ndalua një ditë më parë në një kamp azilkërkuesish.

Ndaj Veliut ka një masë sigurie për arrest me burg për kallëzim të rremë dhe kalim të paligjshëm të kufirit.

Nga ana tjetër, vijojnë procedurat për ekstradimin e “Babales” në Shqipëri.

Avokati mbrojtës, Tom Gashi ka deklaruar për Report Tv se klienti i tij Albert Veliu, ndodhej me të, pas vendimit të Gjykatës.

Albert Veliu u ndalua një ditë më parë në një kamp azilkërkuesish në Prishtinë, pas lëshimit të urdhërporosisë nga drejtësia shqiptare për arrestimin e tij, pasi ndaj tij ka një masë arresti me burg për kallëzim të rremë dhe kalim të palishëm të kufirit.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu