Gjykata e Egjiptit zhvat sheikun e PSG-së, dy dënime për një çështje - Tirana Today

Gjykata e Egjiptit zhvat sheikun e PSG-së, dy dënime për një çështje

Presidenti i Paris Saint Germain, Nasser Al-Khelaifin përveç çështjes “Neymar” tashmë duhet të merret edhe me një gjykatë në Egjipt e cila e ka gjobitur me 18 milionë euro. Ky është dënimi i dytë që vjen nga kjo gjykatë për të njëjtën çështje që është dënuar edhe më 30 janar, por këtë herë me fakte të reja.


Sipas asaj që publikohet te “Le Parisien”, Al-Khelaifi, i cili në të njëjtën kohë është edhe president i rrjetit televiziv “BeinSports” akuzohet se ka thyer ligjin e konkurrencës në vendin afrikan.

Sipas gjykatës, kompania “BeinSports” i detyroi klientët e platformës satelitore “Nilesat” të ndërrojnë atë me një operator nga Katari, i cili ka të drejtën e transmetimit të programeve të kanaleve të rrjetit “BeinSports”.

Kjo gjobë vjen vetëm pak muaj pasi FIFA deklaroi hapjen e hetimeve për presidentin e PSG-së, që akuzohet për korrupsion për të drejtat televizive për Botërorët 2026 dhe 2030.


Kategori
FutbollSportTë Gjitha
Ska koment

Lini koment

*

*








Të lidhura

Kthehu