Ekonomi

Gjiganti francez braktis Shqipërinë: S’ia vlen të investojmë

               Publikuar në : 11:29 - 02/08/18 TIRANA TODAY

Societe Generale, banka e madhe franceze vazhdon të tërhiqet nga tregjet e vogla. Degët e saj në Shqipëri dhe Bullgari do t’i shiten bankës hungareze, OPT, bënë të ditur të enjten institutet financiare. Nuk pati njoftime për çmimin e shitjes  bën të ditur agjencia Reuters.

Societe Generale bëri të ditur se do të tërhiqet nga tregjet, ku ajo nuk ka potencialin e duhur dhe do të përqendrohet tek tregjet e rëndësishme.

Në fillim të korrikut kjo bankë bleu nga banka gjermane Commerzbank fondin ETF në bursë dhe derivatet e aksioneve. Në tremujorin e dytë kjo bankë e rriti fitimin me 9,3% në 1,16 miliardë euro, shkruan Deutsche Welle.Ky është një tregues sesi Shqipëria po shndërrohet në një vend të pasigurt për të in investuar. Ky fakt u evidentua edhe në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit i cili bënte të ditur se investitorët e huaj në Shqipëri kërcënohen. Dhe për këtë mjafton të kujtojmë rastin e biznesmenit libanez, i cili u kërcënua dhe më pas u shqep në dru nga konkurrentët e tij shqiptarë.

Ndërsa nga ana e saj, qeveria nuk bën asnjë përpjekje për përmirësimin e klimës së biznesit duke i kanalizuar të gjitha hapësirat për investime tek biznesmenët e saj të afërt, të cilët përfitojnë koncesione të pafundme përmes modelit të PPP-ve (Partneritetit Publik-Privat).

Kjo gjë ka bërë që shumë konkurrentë të tjerë të dalin jashtë gare. Ndërsa investitorët e huaj me potenciale të mëdha investimi zgjidhjen e duhur shikojnë largimin ashtu si vetë banka franceze e lartpërmendur.

Kthehu