Kryesore

Gjermania bën “kërdinë” në Shqipëri, po e lë pa bluza të bardha

               Publikuar në : 15:37 - 07/12/18 user

Gjithnjë e më shumë bluzat e bardha po e braktisin Shqipërinë për Gjermaninë. Shtypi gjerman, pothuajse çdo ditë shkruan për historitë e punësimit të infermierëve shqiptarë atje.

Kështu shumë drejtorë spitalesh apo edhe persona, të cilët janë të ngarkuar në shërbimin e shëndetit në Gjermani vijën në Shqipëria. Ata bëjnë intervista me infermierë të cilët nuk kanë mundur të gjejnë një punë në vendin e tyre. Gjermani ka nevojë për këta profesioniste.

Një ndër to është edhe Bella Ullmann, e cila kishte udhëtuar drejt Shqipërisë për intervista punësimi, raporton freiepresse.de. 

Gjatë udhëtimit ajo kishte mundur të merrte me vete tre profesionistë. Ata janë:  Silva Muha 28-vjeç; Klodiana Mema 25-vjeç dhe  Roland Dashi 32-vjeç.

Pasi i kishte marrë ata i ishin trajnuar dhe tashmë punojnë si kujdestarë për të moshuar.

“Unë kam diplomën e Bachelor-it dhe diplomën e Master-it”, thotë Silva Muha. E megjithatë kjo shkallë nuk  u njihet në Gjermani. Ajo dhe kolegu i saj Roland Dashi tani po punojnë si asistentë por do u duhet t’i nënshtrohen një provimi.

“Njohja e diplomave është një problem,” thotë Ullmann, e cila isheh pengesat burokratike si një pengesë.

Por, situata nuk është ë thjeshtë për Roland Dashi, i cili bashkë me gruan e tij mamie kanë fituar viza pune në Gurmani. Por, ata janë prindër të dy fëmijëve të cilët ende nuk i kanë marrë me vete. Derisa të plotësohen të gjitha proceduat që familja të bashkohet dhe të jetojë e punojë në Gjermani duket një kohë e gjatë.

Ndërsa Klodiana dhe Silva punojnë në shërbimin ambulant në Schëarzenberg, Roland Dashi punon në shtëpinë e të moshuarve  VS në Aue./Përshtati: Tirana Today/

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu