E hënë, 18 Janar, 2021
-2 C
Tirana

Girona dhe Las Palmas sfidojnë Sampdorian për Kamer Qakën

Kamer Qaka është padyshim emri më i lakuar i merkatos në Rumani, me mesfushorin shqiptar që i mjaftuan vetëm gjashtë muaj për tu afirmuar si një talent i madh, duke tërhequr vëmendjen e klubeve nga ligat më të rëndësishme europiane. Por, nga një xhevahir i tillë nuk mund të hiqet dorë aq lehtë dhe te Politehnica Iasi nuk kanë ndërmend të nxitohen. Sipas presidentit Ambrosie, 22-vjeçari do të shitet vetëm përballë një oferte të mirë për klubin, por edhe për të ardhmen e vetë Qakës. Skuadra rumune pretendon të paktën një milion euro për kartonin e kuqeziut, me shifrën që pritet të rritet në momentin kur ankandi të hyjë në fazën e nxehtë.

Jo vetëm Sampdoria, por për shërbimet e futbollistit të kombëtares shqiptare, Kamer Qaka, por interesim të fortë po tregojnë edhe ekipet spanjolle. Girona dhe Las Palmas janë dy skuadrat nga La Liga, që janë të interesuara për të marrë shërbimet e Qakës. Emrat e klubeve spanjolle janë zbuluar nga Adrian Ambrosie, presidenti i Politehnica Iasi. Girona është skuadra katalane që në këtë sezon ka befasuar me ecurinë e saj, duke u klasifikuar mes dhjetë më të mirëve në kampionatin elitar spanjoll, dhe kërkon të përforcohet me yllin e ri kuqezi, për të vijuar paraqitjet fantastike.

Në anën tjetër, Las Palmasi mbyll renditjen në La Liga dhe e cilëson Kamer Qakën si një prej përforcimeve të merkatos së Janarit, me të cilët do të kërkojë mbijetesën në elitë. Dy skuadrat spanjolle i shtohen listës së gjatë të pretendentëve, mes të cilave janë Sampdoria e Benevento në Serinë A italiane, Sporting Braga në Portugali por edhe disa klube nga Liga e Parë rumune, mes të cilave edhe Steaua e Bukureshtit.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bayern-in e nderon senatori Muller, por sa vuajtje me Freiburg

Fitore me vuajtje. Bayern Munich mposht Freiburg 2-1 dhe në fund duhet të falënderojë fatin pasi miqtë goditën tranversën që mund të sillte golin...

Koronavirusi i ri në Kosovë? Dërgohen 30 mostra për verifikim në Berlin

Kosova ka dërguar 30 mostra në Berlin për të parë nëse koronavirusi i ri ka mbërritur edhe në vendin e tyre. S30 mostra të zgjedhura...

Vaksinimi kundër koronavirusit, Italia vendos rregulla të reja

Italia vendos rregulla të reja për procesin e vaksinimit kundër koronavirusit. Personat mbi moshën 80 vjeç do të rezervojnë një vend me mjekët e...

Karakaçanov: Maqedonia e Veriut, pjesa më tragjike e historisë bullgare

Zëvendëskryeministri i Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov ka përjashtuar çdo mundësi që Sofja të heqë dorë nga kërkesat e saj në raport me Maqedoninë e Veriut,...

Foto/ Kërkesa e Rugovës për të hyrë në Shqipëri gjatë kohës së Enver Hoxhës

Ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova kishte bërë kërkesë në prill të vitit 1980 për të hyrë në Shqipëri, ku kishte treguar se qëllimi i...