Gazetarja i shpëton për mrekulli snajperit në Gaza - Tirana Today

Gazetarja i shpëton për mrekulli snajperit në Gaza

Një gazetare e Al Jazeera shmangu një plumb të një snajperi dhe një goditje nga një granatë me gaz lotsjellës, teksa ishte duke raportontuar protestat vdekjeprurëse në Gaza.


Pamjet dramatike tregojnë momentin kur korrespondentja e rrjetit ndërkombëtar, Hoda Abdel-Hamid, ishte para kamerës, teksa një plumb i kaloi shumë pranë.

Gjithashtu, gazetarja, e cila kishte veshur një helmetë dhe jelek anti-plumb, postoi një video të dytë në profilin e saj në Twitter duke treguar depozitat e gazit lotsjellës që ranë nga qielli brenda hapësirës ku gjendeshin ekipet televizive.

Në mesazhet e postuara së bashku me videon, Abdel-Hamid, e cila po trajtohet në spital, ka shkruar:

Kjo ndodhi larg nga gardhi dhe askush përreth nesh nuk po hidhte gurë ose nuk bënte ndonjë gjë tjetër … njerëzit ishin të ulur, duke shikuar nga larg duke u përpjekur të ruheshin. Por nuk kishte ndonjë vend të sigurt, as afër gardhit, e as më larg”.


Kategori
BotaTë Gjitha
Ska koment

Lini koment

*

*








Të lidhura

Kthehu