Intervista

Gazetarja italiane: Çfarë më bezdis tek shqiptarët, jam e dashuruar me vendin e tyre

               Publikuar në : 15:11 - 14/03/18 user

Shkrimtarja dhe gazetarja e njohur italiane Elena Pagani, i ka kushtuar dy libra vendit tonë. Ajo është e “dashuruar”, me historinë e Shqipërisë, dhe pas vizitës së saj të parë është impresionuar dhe ka marrë shtysë dhe ka shkruan dy libra të titullua: “Dove bunkers become coccinelle” dhe  “InfoAlbania. I media albanesi dal XX secolo ad oggi”. Ndër të tjera, ajo është e martuar me një shqiptar dhe ka një djalë. Në një intervistë për “Tirana Today”, ajo ka folur për shumë gjëra rreth jetës së saj personale dhe profesionale.Ju jeni një gazetare dhe shkrimtare italiane, dhe duket se jeni e dashuruar me Shqipërinë. Çfarë ju nxiti të shkruanit dy libra për vendin tonë?

 Fillova të shkruaj pas vizitës që bëra në Shqipëri. Librat janë pasojë e tezës sime universitare, i pari i publikuar  në vitin 2012, të cilin ia kam kushtuar historisë së Shqipërisë duke filluar nga pushtimi i Perandorisë Osmane deri në ditët e sotme. I dyti i publikuar në vitin 2014, dedikuar gazetarisë televizive shqiptare.

Cili ishte qëllimi i botimit të librit tuaj të parë të titulluar “Dove bunkers become coccinelle”?

Qëllimi i librit tim të parë është t’u prezantoja italianëve Shqiptarinë, përmes historisë së saj. Ka shumë italianë, të cilët për punë ose pushime zgjedhin Shqipërinë si destinacionin e tyre, por ata nuk dinë pothuajse asgjë për këtë vend. Historia shqiptare është shumë interesante: e pasur dhe e trazuar, ajo shpjegon shumë gjëra të së tashmes. Pushtimet, periudha e gjatë e diktaturës, marrëdhëniet me Italinë janë element i rëndësishëm për të kuptuar se si duket vendi juaj sot. Për më tepër unë mendoj se është një libër interesant, i lehtë për t’u lexuar dhe gjithashtu një ide e bukur për t’ia bërë dhuratë dikujt. Kryesusht atyre që duan historinë.

Edhe libri i dytë, “InfoAlbania. I media albanesi dal XX secolo ad oggi” , i dedikohet Shqipërisë. Çfarë të shtyu të shkruanit një libër të dytë po për vendi tonë?

Libri i dytë rrjedh nga teza ime e parë. Natyrisht ajo është modifikuar dhe përshtatur, por argumenti mbetet i njëjtë. Sigurisht që është më teknik sesa i pari, sepse merret me temën e mediave shqiptare, duke i kushtuar vëmendje të veçantë gazetarisë dhe informacionit televiziv, por është shumë interesante. Në fakt, edhe nga ky këndvështrim, Italia dhe Shqipëria kanë shumë lidhje. Pjesa më e mirë, sipas mendimit tim, është ajo që ilustron marrëdhënien midis shqiptarëve dhe RAI-s gjatë diktaturës komuniste. Shikimi i kanaleve RAI ishte absolutisht i ndaluar, megjithatë shumë shqiptarë vazhdonin të përdornin. RAI ka kryer një mrekulli në media.

Ju jeni i martuar me një shqiptar, ishte dashuria për burrin tuaj, Marjan Fierza, pasi keni simpati të veçantë për vendin tonë?

Natyrisht, Shqipërinë e kam njohur në saj të tij.  Megjithatë, kjo nuk mjafton për të shpjeguar interesin tim për vendin tuaj. Unë thjesht mund ta kisha vizituar dhe nuk do t’i kisha dedikuar libër. Le të themi se kam mësuar shumë dhe jam një person kurioz nga natyra. Unë dua t’i di gjërat në thellësi. Në këtë mënyrë kam studiuar historinë tuaj, e cila më lejoi të kuptoj shumë gjëra rreth popullit tuaj.Mund të na flasësh për familjen tënde? Si është marrëdhënia juaj me të afërmit e burrit tuaj?

Unë kam një djalë 1-vjeçar dhe ai është personi më i rëndësishëm për mua. Kam marrëdhënie të mira me familjen e bashkëshortit tim, por nuk mund ta konceptoj familjen siç bëjnë shqiptarët. Në këtë mentalitet unë mbetem “bergamasco”, që është një zonë në Bergamo, qytetin tim.

Për ne bërthama familjare është e kufizuar, përderisa për shumë shqiptarë që kam takuar, ajo përbëhet nga shumë njerëz. Unë jam një fëmijë i vetëm, prandaj nuk jam mësuar me familje të mëdha. Por ligjet e mia janë shumë diskrete. Dhe kjo është mirë.

Çfarë mendoni për popullin shqiptar? Cilat janë disa nga pikat e përbashkëta me atë italian?

Shqiptarët janë shumë mikpritës. Ata janë njerëz të hapur dhe të disponueshëm. Ne, nga Bergamo, jemi më të mbyllur, edhe pse kam një karakter të hapur. Gjë e mirë është se shumë të rinj shqiptarë janë vërtet të vendosur dhe ambiciozë, më shumë se italianët. Një aspekt që nuk më pëlqen shumë dhe që e kanë të gjithë shqiptarët, është se flasin shumë.  Më lejoni të shpjegoj: ndoshta është entuziazmi që i shtyn ata t’i zmadhojnë gjërat, të maskojnë realitetin nëpërmjet fjalëve. Unë nuk jam kështu, jam padyshim më realiste dhe pragmatike.Ju keni takuar shumë gazetarë shqiptarë. Cili është marrëdhënia juaj me kolegët përtej Adriatikut?

Kam takuar gazetarët më të mëdhenj shqiptarë të televizionit: Tefta Radi dhe Kiço Fotiadhi. I kujtoj me përulësi, pasioni me të cilin ata e përshkruan punën e tyre për mua, ishte vërtet emocionuese. Unë personalisht nuk njoh gazetarë të rinj, përveçse përmes intervistave si kjo. Por mund të them se gjithmonë jam ndjerë mirë, ju keni qenë të gjithë shumë mirë profesionalisht.

Keni qenë me fat pasi keni pasur rastin të takoni Tefta Radin dhe Kiço Fotiadhi. A mund të ndani kujtimet e atij takimi për ne?

Siç e thashë më parë, takova këta njerëz të mrekullueshëm. Ata më treguan historinë e tyre, më treguan fotografitë e tyre të vjetra që unë i përfshiva  në tezë dhe gjithashtu në librin, InfoAlbania, ata më lejuan të dija të kaluarën e tyre. Kam një kujtim të mrekullueshëm nga ai takimi, në një bar në Tiranë. Ata ishin profesionistë të vërtetë. Ata kanë bërë historinë e gazetarisë televizive. Nëse lexoni librin tim do të gjeni një kapitull të tërë  dedikuar  intervistës.

Në syrin tuaj, cilat janë disa nga problemet e medias shqiptare?

Për fat të keq, mediat shqiptare ende varen nga fuqia ekonomike dhe politike. Ata nuk janë të lirë siç duhet. Kjo do të kërkonte më shumë kontroll dhe më shumë rregulla deontologjike, por edhe më shumë respekt për profesionistët.Çka mund të bëhet për t’i shmangur ato dhe a janë të njëjtat probleme me të cilat po përballet edhe media italiane?

Edhe në Itali ka shumë probleme, por për fat të mirë kemi një urdhër që kontrollon dhe dënon ata që kryejnë vepra disiplinore. Ne gjithashtu kemi një Observator të Përhershëm që mbron gazetarët, duke parandaluar shfrytëzimin e tyre. Kjo nuk zgjidh çdo gjë, por me siguri ndihmon. Problemi i vërtetë sot është shkaktuar nga  informacion i ofruar nga interneti dhe nga mediat sociale. Gjithkush dëshiron të thotë gjithçka, por burimet shpesh janë të panjohura dhe të gabuara.

Si përfundim, cili do të ishte mesazhi juaj për këdo që sot zotëron tregun e medias në Shqipëri, qoftë person apo kompani?

Pyetje e Madhe! Unë do të thoja të lirojnë mediat nga çdo interes. Informacioni duhet të jetë i lirë, i pavarur dhe autonom. Liria e shprehjes është thelbësore për gazetari dhe duhet të mbrohet nga të gjithë profesionistët. Gazetari vepron si ndërmjetës midis lajmeve dhe opinionit publik dhe duhet të jetë i pavarur nga kushtëzimi ekonomik apo politik. TIRANA TODAY

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu