Të Gjitha

Gazetari proteston me studentët, kancelari ia bën pa lekë parrullën

               Publikuar në : 14:45 - 06/12/18 user

Gazetari Edvin Parruca i është bashkuar sot protestës së studentëve përpara Ministrisë së Arsimit. Ai tregon një ngjarje interesante që i ka ndodhur kur hyri brenda një kancelarie për të shkruajtur një parullë.

Gazetari shkruan:

Sot, pasi ndejta pak në rreshtin e fundit të protestës se studentëve, mendova që të shkruaja ndonjë parrullë mbështetvse. Hyra në një kancelari dhe i kërkova burrit që shiste një letër të madhe dhe lapostil dhe shkruajta “Qyteti është me studentët”, me njëfarë hezitimi nëse mund të flisja në emër të qytetit. Po kur burri, pasi pa ç’shkruajta, më tha ik se i ke falas, ma hoqi dyshimin. Kjo është nga ato valë energjie e pastër që përhapen në mënyrë të pandalshme dhe s’ka forcë që ta bëjë pis. Faleminderit studentë që na bëtë të përjetojmë edhe njëherë emocione të këtij lloji.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu