Futboll

Gazetari i njohur shpërthen ndaj Dukës: Largoje këtë arrogant, që vetëm ti e ke mik

               Publikuar në : 20:48 - 11/10/18 Enno

Kombëtarja shqiptare barazoi me Jordaninë të mërkurën në mbrëmje në “Elbasan Arena” në një ndeshje miqësore. Por ajo që ka shqetësuar më shumë tifozët është performaca e dobët që treguan në fushë futbollistët, pasi edhe ndaj një kundërshtari të dobët loja e tyre ishte me shumë probleme dhe pa rrjedhshmëri. Gazetari i njohur, Adriatik Dosti ka shpërthyer ndaj trajnerit Christian Panucci, duke i kërkuar Dukës që ta shkarkojë atë dhe të marrë shembull Kosovën.

KOMENTI I ADRIATIK DOSTIT

Armando…largo urgjentisht Panuccin dhe ktheju Shqiperise e shqiptareve Kombetaren e tyre te futbollit…. Duke e parandjere deshtimin e tij te radhes ..italiani arrogant e llapaqen Panucci doli dy-tre dite me pare ne nje konference shtypi e nen moton ..mbrojtja me e mire eshte sulmi ju turr te gjitheve, i shau e i fajesoi te gjithe..lojtare, gazetare, tifoze , federate, [ pervec Armandos]… specialiste e opinioniste e gjithkend qe mesa duket i ben hije e i ze rrugen pa krye ne te cilen eshte ai vete por edhe ku e ka futur futbollin e Kombetares se Shqiperise…

…Po tani kush ta ka fajin o Panucci…0-0 ne fushen tone me skuadren e Jordanise te renditur ne vendin e 110 ne Ranglisten e FIFA e plot 50 e kusur vende poshte Shqiperise…???

Dhe nuk e di pse ..por kjo ndeshje me kujtoi saktesisht nje miqesore te 30 viteve me pare luajtur ne Berat me 6 Gusht 1988 mes Shqiperise e Kubes dhe qe si per ironi te fatit ishte gati identike si kjo e sotmja e 10 tetorit 2018..ne Elbasan..ku edhe rrezultati u fiksua po i njejte 0-0…dhe loja krejt pa ngjyre po si kjo e sotmja…

Kjo kombetare o Panucci nuk eshte asgje me shume e asgje me pak se sa nje deshtim total e turperues i yti e i paralajmeruar fare qarte e sakte te pakten sipas meje qe me tre humbjet skandaloze e turperuese te pak muajve me pare me Norvegjine, Kosoven e Ukrainen..e vulen ja vuri humbja ne Skoci e certifikimin zyrtar qe ti duhet te largohesh nje ore e me pare prej Kombetares se Shqiperise sa pa e cuar ate ende ne humneren e turpit….e firmosi ky barazimi i sotem me Jordanine … pa ngjyre, pa loje e pa gola…

Nje Kombetare e mbushur plot me eksperimente pa buke e te deshtuara te teknikut llafazan e prepotent Panucci qe jo vetem nuk i ka sjelle qofte edhe nje te re e te mire te vetme kesaj kombetareje por ne te kundert ka prishur e shkaterruar edhe ato pak te mira qe ky ekip kishte nen drejtimin e De Biazit… e ato ekuilebre te pranueshme qe skuadra e stafi i saj drejtues para -Panucci i paten krijuar me shume mund e djerse…

Po tani..kur ende i vetem e trim ne lufte…po vazhdon te te mbroje vetem Armandua i kreut FSHF ..si do justifikohesh..ke do mbrosh e ke do sulmosh…mos do te na thuash se ishim pa fat, se luajtem mire, se ky e ai e justifikun besimin tend , se na e mohoi golin shtylla , se arbitri s’na dha nje penallti e te tjera plot dokrra e brockulla te tilla per te fshehur pa aftesine e deshtimin tend total ne koncept, ide, mentalitet , taktike etj etj ?

Jo jo .,,te tjeret mund te thone e te shkruajne c’te duan ..une te pakten per veten time qe kam nje jete te tere me futbollin e vecmas ate shqiptar e si nje ndjekes i hershem konstant e i kujdesshem i kesaj Kombetare ..mund ta pohoje me gojen plot se ne Izrael mund te regjistrojme vetem turpin tjeter te radhes dhe asgje me shume …vetem nese do zoti e na jep pak fat per te mos dale te mundur keqazi se sa per fitore veshtire ta besoj se ajo mund te arrihet me nje trajner te tille ne stol…ku llafet e pordhet, ankesat e sulmet ndaj te gjitheve ..duket se prej kohesh kane zene vendin e asaj per te cilen ai paguhet …punen, lojen pozitive e natyrisht edhe risite e rezultatet…

Cfare pret me Armando…apo serisht do dalesh ne konference shtypi e do ti besh italianit tend mbrojtjen e radhes e do ti japesh ende e serisht ne dispozicion ”edhe pak kohe” ?

Largoje…sa me pare te jete e mundur… kete te pa afte, arrogant e fjalaman me mbiemrin Panucci….Please…beje kete si sherbim tendin patriotik por edhe detyrim profesional ne te mire te futbollit kombetar shqiptar…

Ne vertet nuk jemi Franca, Spanja, Gjermania, Belgjika, Anglia …por edhe as Kroacia,Danimarka, Portugalia, Polonia, Ukraina etj …por mbi te gjitha nuk jemi e nuk duhet te vazhdojme te jemi me qe prej se nesermes pa marre ende vulen e nje tjeter turpi te paralajmeriuar ne Beer Sheva me Izraelin…..Kombetarja Shqiptare e deshtakut dhe e te pa-aftit Kristiano Panucci.. mikut tend qe nje zot e di se perse ti i vetmi i del ne mbrojtje…

Jo ..jo keta djemte tane ,,shume prej te cileve vertet te talentuar e qe premtojne goxha te ardhme meritojne nje Usta tjeter ne krye e ne komande te tyre,,,meritojne nje trajner pune shume e fjale pak ..qe flet me loje e rrezultate konkrete e jo me konferenca banale e arrogante shtypi… duke shfajesuar per cdo gje veten e tij e duke fajesuar po per cdo gje ..lojtaret

Pa e tepruar fare Armando mund te pohoj me plot gojen me aq sa di, sa kam pare, ndjekur e degjuar… se kjo lloj kombetareje e Shqiperise me ne krye Panuccin …vetem tre veteve ju pelqen deri me sot…Vete Panuccit qe sipas tij ai eshte i pa gabueshem e i afte e futbollistet tane vetem gabojne e jane te pa afte profesionalisht… Shakohoxhes qe jo vetem se ka kerkund haberin nga futbolli e asnje lloj sporti e qe aksidentalisht u vetquajt ”gazetar e komentator” sportiv e qe nuk resht se fluturuari me presh ne bythe e se servilosuri peshtirshem gjithkujt.. dhe i treti je vete TI …qe meazalla se te mbushet mendja qe Panucc ne shqip do te thote deshtim, arrogance, pordhe , mendjemadhesi e pa aftesi….dhe meazalla se beson se shume me mire se ”i preferuari” yt italian kete pune mund ta bejne suksesshem trajneret tane shqiptare…

Shembullin me konkret te punes e rrezultateve ja tek e ke Armando…vetem pak kilometra larg prej Tirane…ne Kosove ku po drejton me shume pasion, pergjegjesi, profesionalizem, perkushtim, e mbi te gjitha me rrezultate per tu admiruar ..tekniku zviceran Bernard Chalande… i thjeshte, i pa fjale e i pa buje ..e aspak e kurresesi grivandec me te gjithe, qaraman e justifikues per cdo gje…si ky deshtaku yt klasik Panucci…

Apo do edhe ndonje shembull tjeter…ja tek i ke aty fare prane teje..shume te aftet Astrit Hafizi e Sul Mema…merre mundimin e ulu e pi nje kafe me ta…fol e degjoji me kujdes se c’thone se kane nje jete te tere me futbollin shqiptar,,jane fitues e kampione si futbolliste e si drejtues… te nderuar , te afte, te respektuar e dinjitoze jo vetem ne planin sportiv por edhe ne ate njerezor…veti e cilesi keto ..pikerisht c’ka kerkon e ka nevoje kjo kombetarja e jone e sotme shqiptare…

Kthehu