Futboll

Gareth Bale tregon momentin kur kuptoi që ishte një lojtar i madh

               Publikuar në : 22:03 - 13/09/18 Enno

Interi do të presë në “San Siro” Tottenham në ndeshjen e parë të Champions League pas 6 vitesh që nuk merrnin pjesë. Në përballjen e fundit mes këtyre dy skuadrave ka lindur një fenomen, i cili tashmë luan me Real Madridin dhe ka fituar shumë trofe. Ishte pikërisht ajo ndeshje ku Gareth Nale shënoi tre gola dhe bëri kapërcimin në karrierë dhe u bë një lojtar i madh.

“Ka qenë momenti më i lartë i karrierës time, të them të drejtën. Ishte një mundësi e madhe, sepse luanim kundër kampionëve në fuqi të Champions League, në shtëpinë e tyre. Luajta shumë mirë dhe tregova se mund të isha në lartësinë e futbollistëve më të mirë. Që nga ai moment nuk e ktheva më kokën pas dhe besova më shumë në aftësitë e mia,” – këto kanë qenë fjalët e Gareth Bale që kujton ndeshjen kundër Inter në Champions League, ku ai shënoi tre gola me fanellën e Tottenham.

“Kjo është arsyeja për të cilën kam arritur në nivelin ku jam tani. E kuptova se mund të konkurroja në të gjitha nivelet, sepse të shënosh tre gola nuk është e lehtë. Gjeti një besim të madh, të cilin nuk e kam humbur kurrë sot e kësaj dite. Ndaj Inter e kuptova se ishte bërë lojtar i madh,” – shtoi Bale në lidhje me episodin e ndodhur në vitin 2010.

Kështu Gareth Bale kujton tregolëshin e shënuar kundër Inter në 2010 në Champions League kur vishte ende fanellën e Tottenham. Zikaltrit janë të lumtur që kanë një kundërshtar më pak nga ajo kohë, por duhet të bëjnë kujdes nga një tjetër britanik: Harry Kane eksperti i tregolëshave.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu