Futboll

Futbollisti argjentinas shkakton aksident të qëllimshëm, dy të vdekur (Video)

               Publikuar në : 22:34 - 13/09/18 Enno

Shpejtësi marramendëse dhe përfundimi është një aksident i frikshëm me dy të vdekur. Protagonist në këtë skenë që duket si nëpër filma, nga pamjet e nxjerra nga policia është futbollisti argjentinas Nahuel Zárate.

Mbrojtësi 25-vjeçar ka qenë pjesë e Boca Juniors deri në vitin 2015, ndërsa më pas ka luajtur gjithnjë në Superligën argjentinase, për Godoy Cruz, Union Santa Fe dhe Atletico Tucuman, duke luajtur rreth 90 ndeshje si profesionist, mes kampionatit argjentinas dhe Kupës Libertadores.

Nga pamjet e kamerave gjithçka duket absurde, pasi rruga ishte e lirë dhe vetëm një taksi ishte duke ecur në të, e më pas papritur vjen një makinë me shpejtësi shumë të lartë duke e përplasur nga mbrapa. Në taksi ishin dy persona, 54 dhe 55 vjeç, të cilët humbën jetën nga përplasja e frikshme, ndërsa në timonin e makinës vrasëse ishte pikërisht Zarate, i cili u transportua i plagosur në spital, ku është mbajtur nën vëzhgimin e policisë, sepse konsiderohet i arrestuar për vrasje të qëllimshme.

Pas aksidentit Zarate ishte i vetëdijshëm dhe refuzoi të kryente testin e alkoolit.

Kthehu