Rajoni - Bota

“Fundi i Vuçiç është afër, askush nuk mund ta ndal”/Kapet autori

               Publikuar në : 09:07 - 06/12/18 marsela

Pas paralajmërimeve të ardhura në Twitter, policia serbe ka arrestuar autorin që kishte kërcënuar me vdekje presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Mësohet se Djuro Trkulja nga Novi Sad, është prangosur mbrëmë. Mediat serbe bëjnë me dije se ky shtetas, në “Twitter” kishte kërcënuar me vdekje presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Po kështu ai kishte paralajmëruar edhe rrëmbimin e anëtarëve të familjes së tij.

Jo zyrtarisht, por mediat serbe kanë mësuar se bëhet fjalë për profilin @AgentStrani, përdoruesi i së cilit ka shkruar se: “Fundi i Vuçiçit është afër, dhe askush nuk mund ta ndal”.

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu