Kronikë

Fshihte armatimet dhe drogën në banesë, pranga të fortit të Kurbinit (Video)

               Publikuar në : 09:14 - 12/10/18 marsela

Komisariati i Policisë Kurbin, në bashkëpunim me forcat policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, kanë ushtruar kontrolle të befasishme. Këto kontrolle janë ushtruar në lokale, akse rrugore, dhe ambiente të ndryshme.

Burimet zyrtare nga policia bëjnë me dije se janë shoqëruar në ambientet e policisë për verifikim 10 persona. Këta persona janë kryesisht me precedentë penalë për armëmbajtje pa leje, vjedhje dhe prodhim e shitje të lëndëve narkotike.

Shtetasi Zef Marku, 34-vjeç, është arrestuar në flagrancë.

Në banesën dhe magazinën e lokalit në pronësi të tij, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

– 2 kallepë lëndë plasëse TNT

– 3 kapsolla elektrodetonatore

– 1 granatë difensive

– 310 fishekë model 56

– 130 gr. lëndë narkotike e dyshuar marijuanë

– 1 mjet me targa që i përkasin një mjeti tjetër

– 20 celularë dhe 3 numra telefoni

– 20 vegla pune të ndryshme (motosharra, pompa uji, saldatriçe, gur fresibël etj.)

– 13 pajisje elektronike (laptop, magnetofon, 6 aparate fotografike digitale etj)

– 6 pajisje elektroshtëpiake ( televizor, hekura, pajisje vakumi etj.)

– 3 kuti me aksesorë të ndryshëm (kaçavida, çelsa)

– pajisje makinash (3 çelësa automjetesh, aparate navigatore, aparate për karikim baterish) etj.

Këto materiale dyshohen të jenë përfituar nga veprimtaria kriminale e vjedhjes së banesave, magazinave, serviseve etj, të ndodhura në territorin që mbulon Komisariati i Policisë Kurbin.

 

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu