Basketboll

FSHF, Ramës: Sʼkemi ndëshkuar vetëm lojtarët e Partizanit

               Publikuar në : 22:05 - 17/02/18 lm

Federata Shqiptare e Futbollit reagon pas akuzave të Olsi Ramës për dënimin e dy futbollistëve të Partizanit. FSHF nëpërmjet një deklarate për shtyp, bën me dije se shfaqjet antisportive dhe të gjitha veprimet jo fair që ndodhin në fushat e futbollit kanë qenë dhe do të jenë objekt gjykimi në Komisionin e Disiplinës, ashtu siç ndodh në të gjitha kampionatet e tjera në Evropë dhe botë. Nga federata shprehen se ky dënim nuk vjen vetëm për lojtarët e Partizanit, por ka ardhur edhe për futbollistë të klubeve të tjera.

Ndërkohë, më parë drejtori i të kuqve, Olsi Rama, lëshoi akuza për këtë dënim të padrejtë sipas tij, që vjen vetëm 2 ditë para ndeshjes ndaj Kukësin.

Komisioni i Disiplinës pranë FSHF, dënoi dy futbollistët e Partizanit, Idriz Bathën dhe Lorenc Trashin, me nga dy ndeshje pezullim, si dhe gjobë prej 100.000 lekësh të reja, për ofendim ndaj zyrtarëve të ndeshjes. Jehona e këtij vendimi ishte e madhe, saqë edhe drejtori i të kuqve, Olsi Rama, lëshoi akuza për këtë dënim të padrejtë sipas tij, që vjen vetëm 2 ditë para ndeshjes ndaj Kukësin.

Ja reagimi i plotë i FSHF.

Shfaqjet antisportive dhe të gjitha veprimet jo fair që ndodhin në fushat e futbollit kanë qenë dhe do të jenë objekt gjykimi në Komisionin e Disiplinës, ashtu siç ndodh në të gjitha kampionatet e tjera në Europë dhe botë.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës janë të pavarura dhe njëkohësisht të apelueshme dhe çdo klub ka të drejtë ta bëjë këtë.

Në këtë kontekst edhe Vendimi i Komisionit të Disiplinës që u shpall ditën e Premte për s’kualifikimin e dy lojtarëve të Partizanit, nuk ishte vetëm për këtë klub, por dhe për klube tjera. Janë gjithashtu me dhjetëra vendime të ngjashme të marra gjatë këtij sezoni për të gjitha kategoritë dhe për shumicën e klubeve.

FSHF i mirëkupton shqetësimet e Klubeve për objektivat sportive që kanë, por dhe Klubet duhet të kuptojnë që edhe Fair-Play është pjesë e lojës së futbollit.

FSHF është e vendosur maksimalisht të rrisë bashkëpunimin me të gjitha klubet për të respektuar të gjitha rregullat e lojës së futbollit. Akuzat mediatike dhe paragjykimet nuk i shërbejnë aspak komunikimit dhe përpjekjeve të përbashkëta për një garë sportive të ndershme dhe cilësore.

Kthehu