Foto Galeri

Fotot/Roza Lati tregon sa paguhet për zhveshjet në Instagram

               Publikuar në : 08:21 - 12/09/18 marsela

Roza Lati kohët e fundit ka krijuar shumë zhurmë në rrjetet sociale, kjo për shkak të fotove të nxehta që ka ndarë me ndjekësit. Para pak kohësh, ajo publikoi në rrjetet e saj sociale një zarf me 1 mijë euro, ku na tregonte se sa ishte paguar për një ditë pune.

E ftuar në emisionin e pasdites “Rudina”, Roza ka treguar se ajo ishte pagesa qe kishte marrë atë ditë për postimet që kishte bërë në Instagram, për një firmë të njohur.

“Këto janë përfitimet që unë kam nga Instagram-i. Kjo është pagesa që kam marrë për këtë ditë pas bashkëpunimit me një firmë të njohur. Unë jam duke bërë lekë me këtë zhveshjen time. Këtë gjë po bëjnë të gjitha imazhet gjatë vitit 2018”, ka thënë më tej ajo.

 

Kthehu