Kryesore

Foto/Njihuni me plakun ‘luftarak’, premtimi i madh që i jep familjes shqiptare

               Publikuar në : 15:07 - 14/09/18 user

Vijon beteja e familjes shqiptare në Francë, e cila po sfidon autoritetet pas kërkesës për depërtim. Së fundmi edhe presidenti i shoqatës Asafit, Hugues Bodu, i cili ka dalë në mbështetje të çiftit shqiptar dhe tre fëmijëve të tyre, shkruan lanouvellerepublique.fr. 

Petriti dhe Kujtime Bulica janë ende duke pritur që të marrin një leje qëndrimi, pasi gjatë gjithë kohës mund të dëbohen nga territori francez.

Video+Foto/I vëllai shkatërroi bandën mafioze, Petriti dhe familja e tij…

Në krye të shoqatës “Home, Solidarity, Accompaniment, Frontenay (Asaf)” në Deux-Sèvres, Hugues Bodum, punon për pritjen e emigrantëve. Aktualisht, po lufton kundër dëbimit të familjes shqiptare.

Presidenti i (Asafit), Hugues Bodu është shprehur se: “Angazhimi për mua është para së gjithash një kënaqësi. Duhet që solidariteti dhe mirëpritja, të vihen në zbatim pasi janë vlera njerëzore. Vlerat që kanë çuar çiftin për të investuar për shumë vite në jetën e tyre në  komunitet”.

Në dhjetor 2017, ai dhe vullnetarë të tjerë themeluan Asafit që mbështetën familjen Bulica dhe shumë familje të tjera. Fillimisht pasi kishin ikur nga Shqipëria, familja ishte vendosur në Frontenay-Rohan-Rohan dhe në dhjetor 2016, ndaj saj u paraqit kërkesa për të lënë territorin ajo francez. Në korrik, të vitit 2017 familja u vendos nën arrest shtëpiak. Peticione, protesta, pushtimi i sallave, mobilizimi i komitetit dhe i banorëve ishte i madhe dhe bënë të mundur shtyrjen e afatit të dëbimit.

Por, që nga fillimi i këtij viti të ri shkollor, dy fëmijët më të mëdhenj të çiftit  8 dhe 10 vjeç, po ndjekin arsimin, dhe familja Bulica është kthyer në shtëpinë e tyre. “Ajo vetëm kërkon të qëndrojë këtu. Është duke ndjekur një kërkesë për leje qëndrimi, si dhe një kërkesë për leje pune. Babai ka marrë një premtim për të hyrë në punë në Echiré. Veprimet do të vazhdojnë, sepse kërcënimi do të bëhet më i fortë gjatë pushimeve”.

Në moshën 69-vjeçare, Hugues Bodu nuk ka ndërmend të ndalojë ‘luftën’ për të ndihmuar familjen, pasi ai beson se ka të drejtë./TIRANA TODAY/

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu