Foto Galeri

Foto+Video/Mbërrin në Sarandë jahti luksoz, brenda tij babai i Emirit të Katarit

               Publikuar në : 12:21 - 07/08/18 user

Babai i Emirit të Katarit, Hamad Bin Khalifa Al Thani ka mbërritur paraditen e sotme në portin e Sarandës. Lajmin e bën të ditur deputeti socialist, Alket Hyseni i cili ka publikuar edhe disa fotografi të jahtit dhe makinave që presin Babain e Emirit në port.

“Mbërrin në Portin e Sarandës yachti Katara, pronë e Emirit të Katarit. Sot Saranda mirëpret një mysafir të çmuar, babain e Emirit të Katarit, (ish Emirin) Shkëlqesinë e Tij, Hamad Bin Khalifa Al Thani, i cili do të vizitojë rivierën shqiptare, si dhe Durrësin gjatë qëndrimit në Shqipëri”, shkruan Alket Hyseni.

Kthehu