Foto Galeri

FOTO/Lumi Erzen del nga shtrati, shkakton përmbytje masive

               Publikuar në : 13:57 - 04/02/18 S.N

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar mbrëmjen e djeshme përmbytje të mëdha, duke dëmtuar disa zona.

Mëngjesin e sotëm ka pasur rritje niveli të lumit Erzen, duke bërë që ky i fundit të dalë nga shtrati.

Lumi Erzen përshkon mes për mes qytetin e Shijakut, duke përmbytur banesat që ndodhen aty pranë dhe në katundin Sukth.

Siç duket edhe në fotot e siguruara nga Tirana Today, përmbytje ka shkaktuar dëme në tokat bujqësore, të cilat tashmë janë nën ujë.

 

Kthehu