Kronikë

Foto/Ky është i moshuari nga Divjaka, u qëllua në kokë ndërsa flinte

               Publikuar në : 16:39 - 14/09/18 user

Një 77-vjeçar, i identifikuar si  Haxhi Lika ka mbetur i plagosur, pas një operacioni të ndërmarrë mëngjesin e sotëm nga forcat RENEA, në fshatin Remas të Lushnjës. Ai ka marrë plagë në kokë gjatë një operacioni të RENEA-s për kapjen e dy personave që dyshohet se fshiheshin në banesën e tij. Policia pretendon se 77-vjeçari nuk iu përgjigj thirrjes për kontroll duke dalë me armë gjahu në dritare.

 Në këtë moment forcat RENEA që kishin rrethuar banesën qëlluan në ajër. Më pas u konstatua se Lika kishte marrë një plagë në kokë dhe u dërgua për mjekim në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.  Nga ana e tyre, familjarët e Likës pretendojnë se ai u plagos nga forcat RENEA, gjatë kohës që flinte gjumë. Banorët e akuzuan policinë gjithashtu për dhunë fizike ndaj tyre.

Dy djemtë e tij Arben e Martin Lika, 45 dhe 51 vjeç u shoqëruan nga policia por ndaj tyre nuk ka ndonjë akuzë konkrete, por dyshohet se kanë lidhje me disa ngjarje kriminale në të kaluarën. Të vetmit që janë prononcuar janë të afërt të personave të ndaluar dhe të të plagosurit. Ata akuzojnë policinë se qëlloi me armë duke plagosur 77-vjeçarin që ishte në gjumë.

Njoftimi i Policisë për ngjarjen:

Ne zbatim te Planit Operacional per kapjen e personave me rrezikshmeri te larte shoqerore per vepren penale te vrasjes, forcat speciale RENEA. Rreth ores 05.30 kane ushtruar disa kontrolle banesash ne fshatin Rremas te Lushnjes. Nder to edhe banesen e shtetasit H.L., 77 vjeç, pasi disponohej informacion se ne kete banese strehoheshin dy shtetas te dyshuar si autore vrasjesh.

Ne momentin qe Policia ka bere rrethimin e baneses dhe konform gjithe procedurave standarde te nderhyrjes, shtetasi H.L nuk i eshte pergjigjur thirrjes se Policise, por ka dale ne dritare me nje arme ne dore (rezultoi arme gjahu).
Ndodhur ne keto kushte Polcia ka qelluar ne ajer duke i bere thirrje perseri shtetasin H.L., per te dale nga banesa. Ne rrethana ende te paqarta shtetasi H.L eshte demtuar ne koke dhe ndodhet ne spital jashte rrezikut per jeten. Eksperti mjeko-ligjor po punon per percaktimin e shkakut te demtimit dhe rrethanat.

Policia e Shtetit u ben thirrje gjithe qytetareve te ndihmojne Policine per kapjen e personave me rrezikshmeri te larte shoqerore si dhe t’i pergjigjen thirrjes se Policise duke zbatuar kerkesat dhe urdhrat e saj. Nga ana tjeter, Policia falenderon qytetaret per ndihmen dhe bashkepunimin, duke besuar fort se te gjithe bashke e bejme kete vend me te qete e te sigurt.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu