FOTO/Kabllot e tensionit në mëshirë të fatit, rrezikojnë këmbësorët - Tirana Today

FOTO/Kabllot e tensionit në mëshirë të fatit, rrezikojnë këmbësorët

Një pamje aspak e hijshme vjen nga Tirana, pranë kryqëzimit të Lanës, tek Ambasada Ruse. Një qytetar ka raportuar pranë Tirana Today shqetësimin e tij lidhur me kabllot e tensionit të ndriçuesve të rrugës, të cilat janë lënë në mëshirë të fatit.


Siç duket edhe në foto, kabllot janë zbërthyer për të punuar me to, por më pas janë lënë ashtu, duke mos i mbyllur në vendin e duhur.

Pamjet në fjalë janë mjaft shqetësuese, teksa mund të bëhen në çdo moment rrezik për këmbësorët që kalojnë pranë tyre, sidomos për fëmijët.


Kategori
Foto GaleriShqipëriaSocialeTë GjithaTT
Ska koment

Lini koment

*

*








Të lidhura

Kthehu