Foto/Ferrari apo Mercedes? “Flaka e kuqe” synon të rrëzojë “bunkerin” nga froni - Tirana Today

Foto/Ferrari apo Mercedes? “Flaka e kuqe” synon të rrëzojë “bunkerin” nga froni

Skuadra e udhëhequr si gjithmonë nga Toto Wolf, hoqi në Silverstone “vellon” e W09, njëvendëshes që në botërorin e 2018, do t’i besohet të njëjtës dyshe pilotësh që në sezonin e kaluar siguroi të dy titujt, për pilotë dhe konstruktorë, anglezit Lewis Hamilton dhe finlandezit Valteri Bottas, që tashmë bëri edhe një xhiro në pistë, duke përfituar nga mundësia e ditës së filmimit.

Në luftën me Ferrarin, që duket se do të jetë një rivalitet i ndezur edhe për faktin se të dyja skuadrat vendosën të bëjnë në të njëjtën ditë prezantimin e makinave të reja, skuadra e Mercedes shpërndau më herët se rivalët imazhet e para të makinës së re, të filmuara në korsinë e bokseve, mjet me të cilin synon të konfirmojë monopolin që ka krijuar në këto sezonet e fundit.

W09, të paktën në dukje nuk është se shfaq ndonjë ndryshim të jashtëzakonshëm me W08 e mëparshme, çka është një shenjë se te Mercedes synojnë të ruajnë vazhdimësinë, e madje dhe në look, me linjën me tonalitetet në krom, shumë të ngjashëm me atë të mëparshmen.

Bosi i Mercedes Toto Wolf nuk e pëlqen makinën që ekipi i tij do të përdorë për sezonin e ri të Formual 1. “Nuk më ka impresionuar kjo makinë,” është shprehur Wolf, për Silverstone. “Po më dhe një sharrë, do ta ndaja në dysh. E di që duhet të mbrojmë pilotët, por nga ana estetike duket shumë shëmtuar. Është një peshë e madhe mbi një makinë, duhet të gjejmë një zgjidhje tjetër. Megjithëse është impresive që tani mund të vendosësh një autobus mbi makinë dhe nuk do ta gjejë gjë, kjo mbetet një makinë për Formula 1”, vijon Wolf, për impelentimin e ri për mbrojtjen e pilotëve.

Vetëm pak momente pas prezantimit të W09, makinës së Mercedes që do të garojë këtë sezon në Formula 1, ka ardhur edhe kundërpërgjigja e rivalëve të gjermanëve, Ferrarit.

Në Maranello është prezantuar Ferrari SF71H, makina që do të drejtohet nga Sebastian Vettel dhe Kimi Raikkonen, me misionin e rikthimit të titullit kampion te Kokëkuqja.

Në modelin e ri, që do të garojë në sezonin e 2018-ës, vihet re një rikthim në të kaluarën, pasi makina është tërësisht e kuqe, ndryshe nga vitet e fundit, ku ishte prezent edhe një shirit i zi.

SF71H është njëvendëshja e 64-t që Ferrari Dizenjon për të garuar në Formula 1 dhe ka modifikime mjaft interesante aeorodinamike, që do t’i lejojnë pilotëve të Ferrarit, të jenë shumë më konkurrues në këtë sezon.



Kategori
Formula 1SportTë Gjitha
Ska koment

Lini koment

*

*








Të lidhura

Kthehu