Kronikë

Foto+Emri/Kush është oficeri që u vetëhelmua, ja si e paralajmëruan shokët

               Publikuar në : 18:22 - 09/08/18 user

Një oficer i forcave të NATO-s, i identifikuar si  Enea Xhaja, i ka dhënë fund jetës mëngjesin e sotëm në Fier duke u vetëhelmuar me fotoksinë.

Familjarët janë munduar t’i japin ndihmën e parë, duke e transportuar më pas edhe në urgjencën në spitalin e Fierit, por pa mundur të shpëtojë.

Policia tha se po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Enea është i riu që shihni ne këto foto, marrë nga profili i tij në rrjetin social “Facebook”. Ndërsa po t’i hedhësh një sy profilit të tij, pak orë para se ai të ndërmerrte aktin e rëndë për jetën, i riu ka lënë një shënim që ngjall dyshime.

11891126_969287866462053_2579898601959811608_n 12345521_1023309211059918_3908651467378972406_n 12795477_1067207536670085_199139699974018420_n
<
>

Ai ka postuar një foto nga një lokal ku ka konsumuar birrë dhe një patatinë, ai shkruan:

“Pas shume ftesave të bëra për kafe …. dhe asnjeri ishte i disponueshëm, nga inati botës do pi për qejf tim…”. Xhaja ishte pjesëtar i forcave të NATO- s, me detyrë oficer në Bunavi të Vlorës.

Ndërsa në këtë postim të tij shumë shokë i kanë shkruar që të mos e teprojë, pasi mund të merrte ndonjë akt ekstrem, duke i kujtuar me shaka se po prisnin ta martonin.

Kthehu