Kronikë

Foto+Emrat/Kush janë shqiptarët, po trafikonin mjetet plot me drogë

               Publikuar në : 16:51 - 14/09/18 user

Dy shqiptarë janë vënë në pranga, pasi janë kapur me një sasi të konsiderueshme droge në Igumenicë. Të arrestuarit janë,  Renols Metat Meta, i datëlindjes 1989, lindur në Burrel e banues në Sarandë dhe Jurgen Vladimir Gjonaj 24-vjeç, bëjnë të ditur autoritetet greke. Në makinë e këtij të fundit është gjetur një sasi prej rreth 51 kg kanabis.

droge2 droge41 droge31 drpge21 droge12
<
>

Një tjetër person është arrestuar po këtë mëngjes në Igumenicë, në një tjetër aksion policor. Ai është Grisild Ajet Qoku, 30-vjeç nga Delvina. Në mjetin me të cilin lëvizte u gjetën rreth 77 kg kanabis. Nga dy operacione të ndryshme janë sekuestruar mbi 128 kg kanabis.

Kthehu