Shqipëria

Foto/”E vara se ma solli në majë të hundës”. Xhaxhai torturon barbarisht nipin 4-vjeçar

               Publikuar në : 17:33 - 13/02/18 Nijazi Mema

Dhuna ndaj të miturve në Shqipëri ka qenë në nivele të larta, ndërsa rastet e denoncimeve janë  shumë pak në krahasim me rastet e dhunës. Shqiptarët ndihmojnë në shtimin e rasteve të dhunës, duke heshtur në mënyrë të përsëritur.

Fëmija me inicialet B. M., nga një fshati Dragostun i Librazhdit është vetëm 4 vjeç dhe dhunohet në mënyrë barbare nga prindërit dhe xhaxhai i tij 29-vjeçari, Fati Methasa.Denoncimi ka mbërritur nga një i afërm i të miturit, i cili ka qenë prezent në shumë raste dhunimesh. “Sipas denoncuesit, gabimet e 4-vjeçarit ndëshkohen në mënyrë kafshërore sidomos nga xhaxhai, i cili momentalisht po kalon dhe një gjendje të rëndë psikologjike për shkak të divorcit. Gjithë fshati është në dijeni të abuzimeve me fëmijën, pasi të qarat dhe të bërtiturat e tij dëgjohen deri larg, megjithatë askush nuk ndërhyn”-shkruan GSH.

Në Facebook-un e tij me profil të rremë (Fati Librazhd), 29-vjeçari ka arritur deri aty sa ka postuar një foto ku tregohet fëmija i varur nga bluza pas një gabimi të supozuar.“Ja çfarë bën Babaloku, ato që bëjnë faj Babaloku i dënon me varje”- shkruan ai.Por më drithërues është komenti i tij poshtë fotos kur shprehet se: “ Xhaxhai e vari qenin se ia kishte sjellë në majë të hundës”.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu