Foto Galeri

Foto/ Ylli i televizionit në hall me policinë, s’po e lë të marrë “frymë”

               Publikuar në : 10:24 - 07/11/18 user

Katie Price ka pasur një përplasje me policinë. Ajo nuk i është bindur urdhrit të efektivëve për të zbritur nga makina.

Ylli i televizionit, në të kaluarën i ishte  hequr e drejta për të ngarë makinën. Por, pas marrjes së patentës ajo sërish ka qenë në shënjestër të policisë.

Në foto e publikuara nga “Daily Mail”, ajo duket e shqetësuar dhe mërzitur.

Dëshmitarët okularë në vendngjarje thanë se: “oficerët i kërkuan asaj që të dilte nga makina. Por ajo i kundërshtoi. Oficeret pretendonin se ajo nuk kishte të drejtë t’i jepte makinës. Sipas tyre ajo nuk e kishte marrë akoma patentën”.

Por thuhet se ata bënë kontrolle të mëtejshme në sistem dhe mësuan se e kishin ndaluar gabim.

Në shkurt ajo ishte kapur duke ngarë makinën tej normave të lejuara dhe i ishte pezulluar patenta për 6 muaj.

Nëna e të pesë fëmijëve kishte këmbëngulur që efektivët e kishin gabim. Ajo po ngiste një makinë tip  BMW pasi Range Roveri i saj po riparohet.

Kthehu