Shqipëria

Foto/ U rrit me Kombëtaren, por sot “pensionohet” nga biznesi

               Publikuar në : 21:11 - 09/08/18 user

Kur ishte futbollist, të gjithë i drejtonin sytë tek ai. Magjia, klasi, teknika e lartë, precizoni dhe shumë tipare të tjera, ishin tregues dhe personifikim i një lojtari të madh si Andrea Pirlo. Por, ai nuk do të jetë në postin e zv.trajnerit të Kombëtares së Italisë dhe trajnerit që drejton skuadrën. Teka ka folur në një rrëfim ekskluziv për agjencinë e lajmeve italiane “Ansa”, Pirlo tha se dështimi i një marrëveshje të tillë nuk ka qenë ai, por të gjithë këtë ia faturon sponsorëve. “Rikthimi im në ekipin kombëtar u ndërpre, por jo nga vullneti im. Në federatë, të gjithë e dinin për bashkëpunimet e mia jashtë futbollit, me sponsorë dhe partnerë, përfshirë edhe marrëveshjen time me Sky. Unë bëra edhe kursin e trajnerit këtë verë, për pozicionin e zv.trajnerit. Gjatë gjithë karrierës, kam pasur respekt për ekipin kombëtar. Gjithsesi, pasioni im për Italinë do vazhdojë të mbetet i njëjtë. Do ta vazhdoj ta ndjek me dashuri dhe i uroj asaj çdo të mirë”-shprehet Pirlo.

Kthehu