Foto Galeri

FOTO/ Studentët ironizojnë sistemin arsimor përmes pankartave

               Publikuar në : 14:50 - 07/12/18 S.N
Pasi ia dolën të detyrojnë qeverinë të tërheqë pikën 4 të VKM-së që përcaktonte një tarifë shtesë për provimet e mbartura, disa mijëra studentë u derdhën sërish në rrugën e Durrësit duke kërkuar përmbushjen e të gjitha kërkesave të tyre nga ministria e arsimit.

Me thirrjet “ulni tarifat” dhe “hajdutë”, studentët protestues qëndruan disa orë para zyrës së ministres së arsimit Lindita Nikolla, të cilën e akuzuan se ka ndikuar negativisht në gjendjen e arsimit të lartë në vend.

Protesta që nisi me këndimin e himnit të flamurit, ra në sy për pankartat ironike që studentë nga fakultete të ndryshme mbajtën në dorë. Duke ndërthurur humorin me faktet, studentët shprehën zemërimin e tyre ndaj arsimit shqiptar dhe kërkuan ndryshim për mirë të kushteve.

Ata kërkojnë përmirësim të kushteve të konvikteve, përgjysmim të të gjitha tarifave të studimit dhe së fundmi kërkojnë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-të./ Reporter.al

Më poshtë fotot e shkrepura nga Ivana Dervishi:

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu