Kultura

Foto/ Reagon mamaja e Ermal Metës: Keni ndezur zjarr mes dy familjesh

               Publikuar në : 11:04 - 18/02/18 Enno

Ermal Meta dhe Fabrizio Morro triumfuan në edicionin e 68-të të Sanremos. Por, rrugëtimi i dyshes që preku zemrat me temën e dhunës dhe të  terroizmit, nuk qe aq i lehtë. Kënga e tij fituese “Non mi avete fato niente” u pezullua gjatë festivalit dhe pas verifikimeve, dyshja u rifut në garë.

Jam shumë e indinjuar nga gazetarët shqiptarë pasi një fitore e tillë që nuk është vetëm e Ermalit është kthyer në një polemikë për babanë e dhunshëm. Gjërat para se të thuhen duhet të mendohen mirë dhe të jenë të përgjegjshme.

Megjithatë, telashet për Ermalin nuk përfunduan me ngritjen e “luanit të artë” në skenën e Ariston. Fill pas fitores, ai u përpoq të shprehë ndjesitë e tij në lidhje me mesazhin e fortë që kënga përcjell.

“Kur këndova për herë të parë refrenin e këngës ‘Non mi avete fatto niente’, më vinte të këndoja: ‘Bastard, nuk më ke bërë asgjë” Ishin këto fjalët që tha në intervistën e tij të fundit Ermal Meta, por pikërisht kjo deklaratë mori vëmendjen e të gjithë mediave dhe u tha se këngëtari i drejtohej babait të tij.

Më pas me anë të një postimi në rrjetet sociale, Meta sqaroi se kur tha “bastard”, nuk përmendi asnjë emër dhe se kënga e tij është kundër terrorizmit, asgjë më shumë.

Në përpjekje për të mësuar më shumë për të kaluarën e Ermal Metës, “Jo vetëm modë” bëri të mundur  kontaktin me mamanë e tij, Mira Borova e cila është shprehur e indinjuar me lajmet lidhur me Ermalin dhe babain e tij.

Reagimi i plotë:

Gazetat Shqiptare të mbajnë një përgjegjësi të madhe për fantazitë që përdorin dhe ne jemi shumë të prekur nga kjo gjë në vend të jemi të lumtur. Edhe i ati i Ermalit do gëzonte ndryshe po të mos shkruheshin të gjitha budallallëqet që janë shkruar. Duhet të mendoni që sot që Ermali është 36 vjeç, domethënë burrë, ai s’ka nevojë të flasë për gjëra të tilla.

Keni futur në zjarr dhe keni ngritur mure midis dy familjeve normale që bëjnë një jetë tepër normale. Fati e donte të ndaheshim dhe çdonjëri nga ne ka familjen e tij. Mendoni se sa të lënduar janë fëmijët e tij sot që nuk hyjnë fare në këtë çështje, që ne nuk kemi ftuar njeri të na e zgjidhë.

Jam shumë e indinjuar nga gazetarët shqiptarë pasi një fitore e tillë që nuk është vetëm e Ermalit është kthyer në një polemikë për babanë e dhunshëm. Gjërat para se të thuhen duhet të mendohen mirë dhe të jenë të përgjegjshme.

Ermali nuk ka folur asnjëherë për dhunë pasi e para nuk flet për gjëra personale, e dyta nuk flet për persona që nuk janë prezent. Edukata e tij nuk ia lejon dhe ju ma merr mendja e keni konstatuar këtë”- është shprehur mamaja e Ermal Metës.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu