Kuriozitete

Foto/ Qeni që fjeti 11 vite tek varri i të zotit

               Publikuar në : 15:08 - 22/02/18 Enno

Një qen besnik i quajtur Kapiten ka ngordhur, pasi flinte çdo natë për 11 vjet rresht në varrin e të zotit të tij. 

Qeni ishte rreth 4 vjeç kur Miguel Guzman e kishte blerë si një dhuratë për të birin Damian.

Pas vdekjes së padronit të tij qeni u zhduk jo shumë kohë pas vdekjes së pronarit, por familja mendoi se ai kishte gjetur një familje tjetër ose ishte vrarë.

Disa muaj më vonë, në një nga vizitat e familjes në varreza gjetën Kapitenin. Për habinë e tyre, banorët aty pranë treguan se filluan të ushqenin qenin kur kuptuan se ai flinte çdo natë te varri i të zotit. Përgjegjësi i varrezës, Hector Baçega tha për Daily Mail: “Ai erdhi një ditë këtu dhe filloi të endej nëpër varre derisa më në fund gjeti varrin e të zotit”.

Djali i Guzman, Damian tha se kishte tentuar disa herë ta sillte Kapitenin në shtëpi, por ai shkonte gjithmonë drejt varrezave.

Historia është e ngjashme me atë të Hachiko, një qen i cili thuhet se ka pritur në një stacion treni të Tokios të zotin e tij të kthehej çdo ditë, për 9 vjet nga Maji 1925, pas vdekjes së pronarit Hidesaburo Ueno në punë.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu