Kuriozitete

FOTO/ Ministrja e Ramës bën tatuazh nusepashkën në këmbë

               Publikuar në : 13:32 - 12/10/18 S.N

Ata janë të famshëm dhe zyrtarë, njerëz të zgjedhur nga populli, por nuk kanë shumë ndryshim me ne. Bëhet fjalë për politikanët, të cilët shpesh e kanë treguar se janë të fiksuar me gjëra nga më të ndryshmet.

Kështu, një prej ministreve tona pëlqen tatuazhet dhe beson në besëtytni. Fotografi Agim Rama ka shkrepur një foto të saj, ku dallon tatuazhi në këmbë. Bëhet fjalë për një nusepashkë që supozohet t’i sjellë fat ministres.

Fotografi e ka lënë anonim ministren në fjalë. Teksa publikon foto të saj, ai shkruan:

“Shpresojmë t’i sjellë fat nusepashka ministres”

Cila të jetë ministrja në fjalë?

Kthehu