Foto Galeri

Foto/ Fitoi “Topin e Artë”, njihuni me familjen e bukur të Luka Modric

               Publikuar në : 10:12 - 04/12/18 user

Luka Modric fitoi Topin e Artë për vitin 2018, duke i dhënë fund hegjemonisë së Cristiano Ronaldos dhe Leo Messit.

 Kroati la pas në votime pikërisht portugezin dhe francezin Antoine Griezmann.

Mesfushori i Realit është futbollisti i parë kroat që fiton Topin e Artë.

“Kur je fëmijë, je i mbushur me ëndrra. Ëndrra ime ishte që të luaja në një skuadër të madhe. Topi i Artë ka qenë më shumë se një ëndërr për mua. Është e pabesueshme. Kishte talente plot që konkurronin me mua dhe nëse e fitova, do të thotë se kam bërë diçka të veçantë”, tha Modric.

Modriç ishte i shoqëruar nga familja e tij gjatë tërheqjes së “Topit të Artë’.

Ai shikohet të ketë një familje të mrekullueshme, tre fëmijët dhe bashkëshorten.

Kthehu