Foto Galeri

Foto/ Festë në shtëpinë e Erionit dhe Ajolës, ja arsyeja

               Publikuar në : 13:03 - 08/11/18 user

Një muaj më parë, Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, u bënë prindër për herë të parë. m Ajola solli në jetë një djalë që çifti vendosi ta pagëzojë me emrin e veçantë Kajan.

Herë pas here, ata kanë publikuar dedikime të ëmbla për të birin, pa dashur të zbulojnë ende portretin e tij. Ditën e djeshme, Ajola publikoi një foto ku shfaqej vetëm 4 ditë para se të vinte në jetë fëmija i saj i parë.

Menjëherë pas lindjes, i ka habitur të gjithë me format perfekte. Në datën 6 të këtij muaji, Kajan ka mbushur plot një muaj jetë dhe në shtëpinë e Erionit dhe Ajolës sigurisht që kjo datë është festuar.

Çifti i ka bërë të voglit një tortë shumë të këndshme me krem të bardhë, e zbukuruar me ëngjëj prej sheqeri. Ne te  shkruhej “1 muaj me Kajan”, siç mund ta shihni në fotot e mëposhtme.

 

Kthehu