Futboll

Foto ekskluzive/ “Arena Kombëtare” drejt përfundimit, ja si duket ‘foleja e re’ e shqiponjave

               Publikuar në : 13:03 - 06/12/18 user

Punimet në “Arenën Kombëtare” vazhdojnë me intensitet të lartë. Shtëpia e re e kuqezinjve pritet që të përfundojë në muajt e parë të vitit 2019 dhe pritet të jetë gati për të organizuar ndeshjet eliminatore të kombëtares për në ‘Euro 2020’.

Nga foto e siguruara nga “Tirana Today” duket qartë që mbulesa metalike është drejt përfundimit. Dhe pjesa e tribunës është drejt përfundimit, e cila do ti hapë rrugë edhe fillimit të punimeve me fushën.

Largimi i vinçave nga fusha pritet që të bëhet menjëherë pasi të mbarojë mbulesa metalike dhe do të fillojë sistemimi i fushës për tu mbjellë më pas bari.

Pjesa e shkallëve tashmë është përfunduar dhe mbetet vetëm ngjitja e stolave dhe rregullimi i ambienteve të brendshme të stadiumit.

“Arena Kombëtare” do të jetë stadiumi më i madh në Shqipëri dhe më komodi. Federata Shqiptare e Futbollit ka kandiduar për të organizuar finalen e Superkupës së Europës, por ka marrë përgjigje negative pasi impianti nuk është përfunduar. Kapaciteti i stadiumit ish-‘Qemal Stafa’ do të jetë 22 500 spektatorë.

Kosto e rikonstruktimit të stadiumit shkon në 60 milionë euro është projektuar nga aktitektët italianë Marco Casamonti dhe Archea Associati./TIRANA TODAY/

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu