Formula 1

Formula 1/Wolff: Lewis element i rëndësishëm, rinovimi…

               Publikuar në : 18:23 - 02/02/18 Enno

Alarmi tek Mercedes mban emrin e pilotit, Lewis Hamilton, i cili akoma nuk ka rinovuar dhe është shprehur ditë më parë se planet e tij në të ardhmen nuk kanë lidhje me garat. Por shefi i skuderisë kampione, Toto Wolff,  ka qetësuar fansat dhe është shprehur se rinovimi është thjeshtë çështje kohe, teksa foli edhe për sezonin e ri të Botërorit të Formulës 1.

“Lewis është kthyer në një element të rëndësishëm të skuadrës dhe është e qartë që do të vazhdojmë të punojmë së bashku,-tha Wolff.-Bisedimet po vazhdojnë dhe po bëhen me frymë pozitive, firma në kontratën e re është vetëm një çështje kohe”.

Britaniku në muajin nëntor u shpesh se besonte që bisedimet me drejtuesit mbi rinovimin do të ishin të drejtpërdrejta dhe që nga ai moment nuk ka komentuar më asgjë në lidhje me kontratën. Lewis Hamilton, 33 vjeç, është 4 herë kampion bote i Formulës 1, por këtë sezon do ta përjetojë me çështjen e kontratës që skadon në fund të këtij viti. Britaniku do të kërkojë që të fitojë titullin e tij të pestë për pilotë, për t’u bërë i treti pilot që arrin këtë nivel pas Michael Schumacher dhe argjentinasit Juan Manuel Fangio.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu