Formula 1 në Baku, azerët nuk rinovojnë kontratën - Tirana Today

Formula 1 në Baku, azerët nuk rinovojnë kontratën

Çmimi i Madh i Azerbajxhanit në Formulën 1 rrezikon të dalë nga kalendari i këtij Botërori. Qeveria azere nuk ka vendosur ende nëse do të rinovojë kontratën me “Liberty Media”, që ka në pronësi këtë kampionat. Për këtë arsye, ministri i Sporteve të Azerbajxhanit, Azad Rahimov pritet të zhvillojë një takim me presidentin dhe shefin ekzekutiv të “Liberty Media”-s.

Sipas agjencisë ruse të lajmeve “TASS”, Rahimov ka deklaruar se “Liberty Media” do të marrë një përgjigje nëse do të firmoset kontrata e re deri në vitin 2025 apo jo, përpara datës 29 prill, kur është përcaktuar të zhvillohet Çmimi i Madh i Azerbajxhanit.


“Kontrata që na është dorëzuar në këtë moment është e papranueshme. Po flasim për një sërë kushtesh tregtare, për të drejtat e sponsorizimit dhe çmimin që paguajmë, por unë mendoj se, si ne, ashtu edhe ‘Liberty Media’ dëshirojmë që gara e Bakut të jetë në kalendarin e Formulës 1”, tha Rahimov.


Kategori
Formula 1Sport
Ska koment

Lini koment

*

*








Të lidhura

Kthehu