Lugina e Preshevës

Fondi humanitar, si mund të përfitojnë studentët në Preshevë

               Publikuar në : 12:05 - 16/03/18 S.N

Fondi për qëllime humanitare shpall konkursin për ndarjen e ndihmave materiale dedikuar studentëve. Njoftohen studentët që nga data 15.03.2018 do të fillojë pranimi i kërkesave për t’i ardhur në ndihmë materiale studentëve të komunës së Preshevës.

Të drejtën për ndihmë e kanë.

  1. Studentët nga familja me prindër të pa punësuar
  2. Studentët pa njërin ose pa asnjërin prind
  3. Studentët me njërin prind të punësuar por që të ardhurat materiale, mujore nuk janë në vlerë mbi 40.000 dinarë
  4. Familje me më shumë se një (1) student
  5. Studentët të cilët kanë notën mesatare mbi nëntë (9) do të jenë të privilegjuar.

Të drejtën e ndihmës nuk e kanë:

  1. Studentët që studiojnë në universitete private dhe në afërsi (Preshevë, Bujanoc)
  2. Studentët me dy prind të punësuar
  3. Studentët nga familja që zotërojnë biznese private
  4. Studentët e vitit të parë të studimeve
  5. Studentët e vitit të fundit të studimeve si dhe studimeve posdiplomatike (studime master, doktoratura)

Dokumentacioni i nevojshëm:

  1. Kërkesa e studentit (të përshkruaj gjendjen ekonomike-sociale të familjes)
  2. Vërtetimi që është (student i rregullt i vitit të studimeve)
  3. Certifikata e notave-transkripta
  4. Vërtetimi i të ardhurave materiale mujore të familjes
  5. Kopje e letërnjoftimit të njërit prind ose personit që kujdeset për të.

Vërejtje: Do ta humbasë të drejtën e ndihmës kushdo që sjell kërkesë me deklaratë jo të vërtetë! Dokumentet të dorëzohen nga data 15.03.2018 deri më 31.03.2018.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu