Politikë

Fjala e Ramës është ligj! Kjo do jetë pamja e çdo pike bastesh në 1 janar

               Publikuar në : 09:37 - 12/10/18 marsela

Kryeministri Edi Rama ka publikuar foton e një pike basti, e cila është mbyllur nga ana e tatimorëve. Rama thotë se në 1 janar kjo do të jetë pamja e çdo pike basti që s’do ketë ndërruar destinacion.

Sikundër ka lajmëruar edhe më herët, kryeministri Rama mbetet i palëkundur në qëndrimin e tij. Bashkëngjitur fotos në fjalë, ai ka shkruar:

Tatimet do të mbyllin dhe referojnë në Prokurori, çdo pikë bastesh si kjo që është kapur sot pa letrat në rregull”.

Pikat e basteve më 31 dhjetor të këtij viti duhet të mbyllen, për të mos u hapur më. Ky është detyrim nga ligji të cilin kryeministri Rama, e ka përmendur edhe më herët.

Rama përsëriti vendimin e qeverisë për të shpallur të jashtëligjshme bastet sportive, duke iu bërë thirrje sërish medieve të heqin reklamat e lojërave të fatit.

Kthehu