Retrospektivë

Firmat piramidale/Kur Berisha mashtroi shqiptarët se do t’u rikthente paratë (Video)

               Publikuar në : 12:29 - 07/09/18 Bardhi

Firmat piramidale ishin një “parajsë” 3 vjeçare ekonomiko-financiare për shqiptarët, të cilët braktisën punën, bizneset dhe interesin për punën, duke menduar se fitohej pa punuar.

Falimentimi i 25 kompanive të tilla u zhvati shqiptarëve mbi 1.2 miliardë dollarë. Shumica e parave, nisën të dalin jashtë vendit që para zgjedhjeve të majit 1996, dhe më masivisht në fundin e atij viti, dhe fillimin e 1997-ës.

Më 16 janar, nisën protestat e para të dhunshme në qytetet e jugut. Ndërkohë në Tiranë, presidenti Sali Berisha, premtonte pa asnjë bazë, kthimin e plotë të parave të humbura, ndonëse PD kishte përgjegjësinë kryesore të lejimit të tyre.

Përgatiti Tirana Today

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu