Futboll

Filozofi Gjoka motivon Vllazninë: Të rrezikosh, të humbësh, e prapë t’ia fillosh

               Publikuar në : 16:13 - 13/03/18 Enno

Vllaznia pret të mërkurën në “Loro Boriçi” skuadrën e Partizanit në kuadër të kampionatit shqiptar. Në një garë mjaft të vështirë ku njëra kërkon mbijetesën, ndërsa tjetra europën. Ernest Gjoka ka zgjedhur një mënyrë mjaft interesante për të frymëzuar ekipin e tij, me disa vargje nga poeti anglez Josef Kiplin, e shkruar në vitin 1895 dhe e vlerësuar me çmimin “Nobel” në vitin 1907. Gjoka e ka ndarë këtë shkrim me miqtë e tij në “Facebook”.

Ja çfarë shkruan trajneri i Vllaznisë:
Në cdo situatë, gjithkush e gjen një frymëzim apo motivim!
Poezia e Joseph Rudyard Kipling, e shkruar në 1895, dhe e vlerësuar me çmimin “Nobel” në 1907, u kthye në leitmotivin tim nga viti 2015 e në vazhdim!
Dëshiroj ta ndaj sot me ju, duke shpresuar që gjithkush te gjejë dicka nga vetja dhe për veten:

Në mundsh ta ruash arsyen kur bota humbet fillin,
E fajin ty ta hedh e vetes ti besosh,
Sa herë dyshojnë e ty s’të përfillin,
Por dhe dyshimet drejt ti gjykosh!
Në mundsh në pritje, në pritje pa u lodhur,
A, kur të urrejnë, urrejtje mos të ushqesh,
Madje ndaj shpifjeve të rrish pa folur,
Me thjeshtësi, me to pa rënë ndesh…

Në mundsh fitoret që ke korrur ti flijosh,
Si në kumar, në një të vetme lojë,
Të rrezikosh, të humbësh, e prapë t’ia fillosh,
Dhe humbjen kurrë të mos e zësh në gojë.
Në durofsh dot muskul, nerv, puls e zemër,
Të të shërbejnë dhe kur gjithcka të duket e kotë,
E të qëndrosh kur s’ke më asgjë veç vullnetit,
Që veç me një fjalë “QËNDRO” gjithnjë të thotë.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu