Sport

Federer rishkruan historinë në botën e tenisit, thyen rekordin e Andre Agassit

               Publikuar në : 08:33 - 17/02/18 Enno

Roger Federer, nuk ka të ndalur. Edhe pse 36-vjeç tenisti zviceran nuk di të ndalet së triumfuari dhe ka arritur të shkruaj historinë duke u rikthyer numri një. Federer ka mposhtur2-1 holandezin Robin Haase në çerekfinalet e turneut të Roterdamit (4-6, 6-1, 6-1). Por ky sukses i zviceranit është shumë i veçantë, pasi nga dita e hënë, Federer do të jetë zyrtarisht “Numri 1” në botë për meshkuj, duke u bërë tenisti më i vjetër në moshë që arrin këtë rezultat.

Federer rikthehet “Numri 1” në botë pas më shumë se 5 vitesh (hera e fundit që ka qenë në krye të renditjes ka qenë 4 nëntori i vitit 2012). Ai parakaloi në renditje mikun e rivalin e tij Rafael Nadal, që tashmë ka zbritur në vendin e dytë. Një arritje fantastike e Federer, që kap sërish majën e renditjes botërore në moshën 36-vjeçare e 6 muaj, duke kaluar në këtë klasifikim ikonën Andre Agassi (33 vjeç e 131 ditë).

Një ndeshje që nuk nisi mirë për Federer, që humbi setin e parë, por zvicerani nuk e la shansin të humbiste, ngre ndjeshëm nivelin dhe më pas dominon në fushë, duke fituar dy setet e tjera me shumë lehtësi me shifrat e njëjta 6-1, 6-1. “Jam shumë i lumtur për këtë rezultat, që rikthehem numri 1 pas kaq vitesh, në këtë moshë. Ka qenë një vit fantastik, rezultate që nuk i kisha imagjinuar. Ju falënderoj për mbështetjen, pasi ju më keni inkurajuar që të vazhdoj të luaj ende”, u shpreh Roger Federer në ceremoninë organizuar pas ndeshjes.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu