Federer me objektiva të mëdha: Rikthehem numri 1 në Roterdam - Tirana Today

Federer me objektiva të mëdha: Rikthehem numri 1 në Roterdam

Roger Federer ka një objektiv të qartë për këtë vit, ai dëshiron të kthehet të jetë sërish numri një në botë. Turneu i Roterdamit që do të zhvillohet këtë javë është mundësia ideale për të arritur objektivin. Duke pasur parasysh edhe formën e mirë që po kalon Federer, që të rikthehet sërish në majën e botës së tenisit nuk do të jetë e vështirë.



“Pas përfundimi të Australian Open mendova edhe për renditjen dhe mundësinë për t’u bërë numri 1 në botë. Nuk prisja që këtë sezon të triumfoja sërish në Melburn, pas suksesit të vitit të kaluar, pasi në nëntor nuk arrita të triumfoja në finalet e ATP Championship. Nuk e kisha menduar se do të kisha sërish një shans për t’u bërë numri 1 , ndaj tani do të përpiqem ta realizoj këtë objektiv”, tha Federer.

“Luajta në Australian Open pa menduar për renditjen, por e dija që kalendari im i turneve mund të ndryshonte në varësi të rezultatit. Mund të zgjidhja të luaja në Roterdam ose Dubai, më pëlqejnë të dy këta turne. Por zgjodha të luaj në Roterdam, pasi më pëlqejnë turnetë e sallave të mbyllura. Kam ardhur për të dhënë maksimumin dhe do të shfrytëzoj çdo mundësi për t’u bërë numri 1 në botë. Më pëlqen ideja që të përballem me këdo për ta arritur këtë qëllim”, u shpreh Roger Federer, aktualisht numri 2 në botë, me 155 pikë pas kryesuesit Rafael Nadal.




Kategori
SportTë GjithaTenis
Ska koment

Lini koment

*

*








Të lidhura

Kthehu